Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum

Kryetarja e Kuvendit në komunat e Lezhës: “Vota për Partinë Demokratike, është votë për një Shqipëri më të mirë dhe qytetari evropiane.”

Kryetarja e Kuvendit u prit sot në një entuziasëm të vecantë nga banorët e komunave të Lezhës, ku ajo ishte, për ti shprehur mbështetjen  kandidatëve për kryetarë komune, Arben Doci Zejmen, Fran Frokaj  në  Shën Koll dhe Jak Pjetri , Kolsh. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë e vecantë që përballet cdo ditë me fshatra dhe komuna të transformuara si nga pikëpamja e infrastrukturës së rrugëve, ndërtimit të kanaleve vaditësë, shkollave, qendrave shëndetësore, vilave të bukura ashtu dhe zhvilimit të hovshëm të bujqësisë, vreshtarisë, ulishteve  dhe pemëtarisë.


Kryetarja e Kuvendit tha se qeveria do të katërfishojë investimet në këto komuna në këtë mandat, ndryshe nga qeveria socialiste, e cila i kishte lënë të braktisura  këto zona.


Kryetarja e Kuvendit  u shpreh se Kryeministri Berisha dhe mazhoranca që ai drejton, premtimet  i ka kthyer në vepra dhe fakte të vërteta, ku shqiptarët janë dëshmitarë të një Shqipërie që vrapon me standarte dhe cilësinë e mirë të jetës.
 

“Kemi patur sfida të mëdha,  kemi kaluar përmes pengesave të mëdha; përpara kemi patur përballje të paimagjinueshme . Vetëm guximi, vetëm dashuria për vendin, dashuria për qytetarin  dhe  mbajtja e fjalës si një ndër momement kryesore të indetitetit tone, bënë të mundur që ta ndryshomë Shqipëri në, në atë që është sot.

Asnjeri prej nesh, gjashtë vitë më përpara nuk e imagjinonte se, Shqipëria do të kishte Rrugën e Kombit dhe do të kishte 8000 kilometra të shtruara, do të kishte dyfishim të buxhetit, do të kishte dyfishim të rrogave, dyfishim të pensioneve, subvencione në bujqësi; se Shqipëria do të ishte anëtare e NATO-s, shqiptarët do të lëviznin pa viza, se do të kishin një rritje të eksporteve me 67%, dhe një rritje të investimeve të huaja me mbi 47%.”


Kryetarja e Kuvednit kërkoi mbështetjen tradicionale të këtyrebanorëve për zgjedhjet e 8 Majit, për të bërë të mundur realizimin re objectivit të kryeministrit Berisha “Shqipëria në 2017, një vend i zhvilluar”


“Për të pasur një Shqipëri të zhvilluar, do të thotë që të kemi rroga dhe  pesione të barabarta me qytetarët e tjerë të BE-së. Do të thotë që të kemi mbaruar punë me të gjithë infrastrukturën, në çdo rrugë dhe rrugicë të fshatit dhe të komunës, të qytetit dhe rrugëve nacionale. Do të thotë, që të mos kemi më probleme me ujësjellësat, me hidrovore, me përrenj që vijnë e përmbytin, do të thotë që të kemi një ekonomi bujqësore të zhvilluar. Për të bërë këtë të mundur, duhet që të kemi vullnet dy palësh të qeverisjes vendore dhe të qeverisjes qëndrore, që duke pasur njëri projektet e veta në nivel lokal dhe tjetri në nivel qëndror , të bëjmë të mundur arritjen e këtij objektivi”.


Kryetarja e Kuvendit tha se në të gjithë Shqipërinë ndihet fryma e fitores, pasi kundërshtari politik, Edvin Rama është pa alternativë dhe pa asnjë rezultat  si kryebashkiak i Tiranës.


“Edi Rama do marrë  atë  që  meriton, sepse nuk ndodh në  asnjë  vend, ku një  kryetar bashkie të  kalojë  katër vite dhe të ketë  bilanc zero , alternativë  zero dhe të  ketë  një  retorikë  armiqësie, urrejtje, sheri, bllokimi, përplasje,  që  s’ka  asgjë  të  përbashkët  me karakterin shqiptar,  me qytetarinë  shqiptare, me identitetin tonë . Votoni  për Sali Berishën sepse votoni për një Shqipëri më të mirë dhe qytetari evropiane”.

 
 

Video Aktivitete