Get the Flash Player to see this rotator.

  • Faqe Kryesore
  • Indeksi
  • Forum

Mirësevini

Të nderuar vizitorë 

Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen në faqen time të internetit.
Kjo faqe interneti është një ftesë e hapur për një komunikim më të afërt dhe më intensiv me të gjithë ju qytetarë të  nderuar që dëshironi të informoheni, të ndani  idetë dhe shqetësimet tuaja me mua si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, si Nënkryetare e Partisë Demokratike por edhe si bashkëqytetarja juaj.
 

Të nderuar bashkëqytetarë

Nga përvoja ime politike kam kuptuar se misioni i një politikani apo politikaneje bëhet gati i pamundur në momentin kur fillon izolimi I tij nga zgjedhësit dhe qytetarët e tij. Nga përvoja politike kam mësuar se pushteti dhe qeverisja e humbin kuptimin pikërisht në momentin kur marrëdhënia me qytetarin fillon dhe merr trajtën e komunikimit zyrtar, të ftohtë, dhe të njëkahshëm ku flet vetëm politikani dhe ku qytetari nuk ka mundësi shprehjeje. Duke patur parasysh këto jam munduar që insitucioni I Kuvendit të Shqipërisë të mos jetë vetëm një vend pune për deputetët por edhe një pikë kontakti me qytetarët. Për këtë arësye në këto katër vite kam ftuar në sallën e parlamentit me qindra dhe mijëra nxënës, gra, studentë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha zonat e Shqipërisë të cilët kanë qenë një mundësi për të shkëmbyer informacione dhe ide me qytetarët e vendit tim. Por, pikërisht këto kontakte më kanë nxitur për ta thelluar komunikimin tim me ju, pasi këtë e shoh si një mundësi për t’i çuar përpara çështjet dhe projektet e përbashkëta, për t’i përcaktuar problemet dhe për t’i zgjidhur ato. Fatmirësisht interneti dhe teknologjitë e reja të komunikimit na ofrojnë një mundësi më shumë për ta thelluar bashkëbisedimin tonë. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi nëpërmjet kësaj faqeje të re.
Duke ju ururar edhe njëherë mirëseardhejn shpreh bindjen se ky  bashkëbisedim do të jetë me interes për të dyja palët.
 
Juaja Jozefina Topalli.
firma_1
 

Video Aktivitete