|
|
|
Aktiviteti parlamentar jashtë vendit
| Dokumenta 1 - 10 / 197 |
Faqe 1 nga 20
»»
|
07 Prill, 2013
Gjatë punimeve të samitit kryeparlamentarja Jozefina Topalli u takua me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz, Kryetarin e Parlamentit të Gjermanisë, Lammert, Kryetarin e Asamblese se Francës, Kryetaren e Parlamentit të Austrisë, Kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, etj.
me shume
|
21 Mars, 2013
Gjatë vizitës së saj në Londër, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një prej seancave më të rëndësishme parlamentare, atë të pyetje-përgjigjeve me Kryeministrin David Cameron.Zonja Jozefina Topalli ndoqi nga afër punimet e kësaj seance ku Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron iu përgjigj pyetjeve të deputetëve britanikë mbi ecurinë e reformave të aplikuara nga qeveria e tij, ecurisë ekonomike dhe politikave strategjike britanike.
me shume
|
20 Mars, 2013
Kryetarja e Kuvendit tha se pavarësisht se ky është një vit elektoral, axhenda e integrimit do të ndiqet me përparësi. Jemi thellësish të angazhuar, tha ajo, për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane.
me shume
|
20 Shkurt, 2013
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gül dhe Kryetarja e Kuvendit patën një takim shumë miqësor, ku në bisedën e hapur, dy personalitet, shprehën rëndësinë e takimeve të tilla të nivelit të lartë dhe pohuan se mes dy vendeve tona mike ka ende mjaft potenciale për t’u aktivizuar.
me shume
|
19 Shkurt, 2013
Investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë. Dy personalitet u shprehën se synimi dhe ambicia e përbashkët është kapërcimi i kësaj vlere të shkëmbimeve tregtare.
me shume
|
19 Shkurt, 2013
Marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mbështeten mbi një bazë të gjerë juridike, që përfshin mbi 160 marrëveshje, protokolle e memorandume të nënshkruara, dhe në takim u bisedua për përshpejtimin e punës për përmbylljen e procedurave për nënshkrimin e rreth 12 marrëveshjeve në proces.
me shume
|
17 Shkurt, 2013
Shqiptarët këtu, shqiptarët në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët në Shqipëri nuk humbën kurrë besimin, nuk shuan kurrë shpresën, edhe pse të copëtuar, edhe pse nën pushtim, edhe pse nën diktaturë, edhe pse dukej e pamundur, për shqiptari, për Liri.
me shume
|
06 Shkurt, 2013
Në BE, kufijtë bëhen të parëndësishëm.Prandaj dhe përshpejtimi i integrimit të Europës Jug-lindore, është zgjidhja. Integrimi është vendimtar, sepse në këtë proces, në një farë mënyre, edhe ideali kombëtar i bashkimit konvergon me interesat e integrimit europian. Në këtë sfidë të madhe që përbën kriza, modeli ynë fiskal funksionon. Unë ju ftoj të vini e të vizitoni Shqipërinë, ftoj investitorët bullgarë që të shohin edhe nga Shqipëria.
me shume
|
06 Shkurt, 2013
Mbështetja ndaj Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, jo vetëm me votë pro në strukturat e BE-së, por edhe me dhënien e eksperiencës së qeverisë bullgare, shfrytëzimi i fondeve europiane për realizimin e projekteve të mëdha strategjike, forcimi i bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve në të gjitha fushat etj ishin temat kryesore që dy personalitetet diskutuan gjatë takimit.
me shume
|

06 Shkurt, 2013
Presidenti Plevneliev vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit. “BE-ja duhet të kthejë kokën 20 vite më pas të shohë se ku ishte Shqipëria dhe ku është sot. Europa duhet të kuptojë se Shqipëria ka bërë progres shumë të madh dhe këtij vendi duhet t’i jepen shanse për të përparuar edhe më tej. Ju jeni një shembull për tu ndjekur nga vendet që duan të ecin drejt zhvillimit” tha presidenti Plevneliev.
me shume
|
| Dokumenta 1 - 10 / 197 |
Faqe 1 nga 20
»»
|
|
|
|